Bahri Berisha, Drejtor i Doganës së Kosovës, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2017 janë siguruar 1 miliardë e 100 milionë euro të hyra nëpër dogana, 65 milionë më shumë sesa vitin e kaluar dhe 10 milionë më shumë sesa projeksioni i qeverisë.
“Dogana e Kosovës ka treguar performancë në arritjen e objektivave të saj. Deri sot kemi mbledh 1 miliardë e 117 milionë euro dhe kjo shifër mund të arrijë edhe më e lartë pasi që edhe sot është ditë punë. Krahasuar me vitin e kaluar kemi mbledh të hyra 65 milionë euro më shumë”, tha ai.
Sipas Berishës, rritja e importit sivjet ka qenë 3.4 miliardë euro. Eksportim ka pasur 434 milionë euro, tetë për qind rritje.
Më së shumti të hyra sivjet ka pasur nga duhani, 330 milionë euro, nafta me 160 milionë dhe mjete motorike 85 milionë euro.
“Kemi rritje të importit në krahasim me vitin e kaluar ose vlera totale 3.4 miliardë euro mallra që janë importu në procedura doganore. Për tu vlerësuar është edhe eksporti i cili ka arritur në vlerë prej 434 milionë euro apo 18 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe kjo tregon se ekonomia kosovare dhe prodhuesit kosovarë kanë arrit të eksportojnë në vendet e huaja”.
Drejtor i Doganës ka njoftuar se marrëveshja e MSA-së ndikoi në rritje të qarkullimit me BE-në. Importim ka pasur 7 për qind, eksportim 35 për qind.