Mbi 1 milion persona janë testuar në Itali për Coronavirus

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Italia të enjten ka raportuar për 464 vdekje nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 25,549, shifra e dytë më e lartë pas Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë, deri më tani në Itali numri i të infektuarve është 189.973.

Për herë të parë, Agjencia e Mbrojtjes Civile publikoi të dhënat se sa njerëz ishin testuar për koronavirusin deri më tani në Itali.

Sipas të dhënave janë testuar mbi 1 milion njerëz. Italia ka një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh.

Të ngjashme