Mbi 10.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, gjysma e tyre në Prishtinë

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Me rastet e sotme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i rasteve aktive ka kaluar shifrën prej 10.000. Saktë 10.191.

Ky është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë.

Gjysma e rasteve aktive janë në Prishtinë, ku është kryer edhe numri, dukshëm më i madh i testimeve.

Sot, IKSHPK-ja njoftoi për 13 të vdekur e 963 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 27.851, kurse i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në 797.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme