Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid, përfshirë edhe stafin shëndetësorë, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka bërë të ditur Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.
Ai ka sqaruar se po vazhdon vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare dhe se nga e mërkura ka filluar vaksinimi edhe i qytetarëve me dializë.
“Siç po e shihni sot ka filluar vaksinimi i personave me dializë dhe kanë filluar të vinë pacientët e parë dhe deri më tani i kemi 6 persona me dializë që janë vaksinuar, por që presim edhe gjatë ditës së sotme”.
“Janë duke u vaksinuar edhe personat mbi moshën 80 vjeçare që janë 24. Deri tani janë vaksinuar 10 mijë persona sikur të moshuar, stafi shëndetësorë, procesi do të zgjasë”.
“Të gjithë ata që janë të vaksinuar kartelën që e kanë marr me veti është e specifikuar që të marrin edhe dozën e dytë”.
Nijazi Shinasi, tha se është me dializë qe pesë muaj dhe se ndonëse ka qenë i infektuar me Covid-19 ka vendosur të vaksinohet.
“Po jam me dializë që pesë muaj dhe sapo mora vaksinën. Kam qenë më parë me Covid dhe erdha për vaksinim sot”, tha ai.
Haxhere Mestani, paciente me dializë që 16 vjet, tha se ka pasur frikë të vaksinohet, por që nuk ka pasr dhimbej.
“Po kam pasur frikë se po thonë sa është e sigurt e dhimbje jo. Që 16 vite jam me dializë”, tha ajo.
“Po edhe Covidin e kam pasur dhe 4 muaj kam qenë shumë keq me virusin, tash jam më mirë dhe erdha me marrë vaksinën”, u shpreh tutje ajo.