Më shumë se 10 mijë kontribuues kanë aplikuar për tërheqjen e vetëm 10 eurove nga Trusti, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online zëdhënësi i Trust, Jeton Demi.
Demi ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e një gjendje jo të mirë ekonomike dhe sociale në vendin tonë.
Ai ka thënë se shumat prej mbi 1 mijë euro, në përqindje janë më të vogla që do të thotë më pak se 20%.
“Por ne i kemi bërë disa ndarje të tërheqjeve dhe është një tregues i gjendjes jo të mirë ekonomike soiale, duke qenë se më shumë 10 mijë e 500 kontribuues kanë aplikuar për tërheqje 10 euro, dhe më shumë se 58 mijë aplikues kanë aplikuar për tërheqje deri në 50 euro, e deri në 100 euro më shumë se 120 mijë aplikues kanë tërhequr”.
“Pastaj shumat më të larta mbi 1 mijë euro në përqindje janë më të vogla dhe janë më pak se 20% e gjitha aplikimeve por duhet parë deri në fund se si duhet të shkojë procesi dhe gati 90% e kontribuuesve për shumat mbi 1 mijë euro tashmë kanë aplikuar dhe nuk pritet të kemi edhe shumë nga ky numër në këtë kohë”.
Demi tutje ka thënë se deri më tani mbi 413 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti. Ai ka deklaruar se në bazë të llogaritjeve, gjatë ditës janë duke aplikuar qindra qytetarë.
“Më shuë se 413 mijë deri më datë 26 kanë aplikuar prej datës parë 11 dhjetor kur është hapur aplikimi dhe në përqindje është më shumë se 64% e gjithë aplikuesve të mundësh, ritmi i aplikimeve ka rënë krahasuar me fillimin, ku do të thotë se ditën e parë kemi pasur 200 mijë”.
“…kemi qindra aplikime në ditë por ritmi vazhdon të jetë i lartë dhe presim që deri me datë 6 prill kur përfundon afati i aplikimit të aplikojnë të paktën të aplikojnë edhe 30 mijë deri në 50 mijë kontribuues”.
Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti.