Aksion për Nëna dhe Fëmijë (AMC) ka mbajtur punëtorinë për përmirësimin e cilësisë dhe mbështetjen në të ushqyerit me gji nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF), e cila financohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Ekonomia Online.
Punëtoria ka mbledhur mbi 100 profesionistë shëndetësorë që punojnë në kujdesin antenatal dhe me foshnjat nga 0-12 muaj në pesë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare si Drenas, Ferizaj, Gjakove, Lipjan dhe Prishtinë.
Sergei Koryak nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi se gjidhënia është mënyra më e natyrshme për rritjen e foshnjave.
Koryak përmendi disa nga benefitet e nënës dhe foshnjës lidhur me gjidhënie.
Ai theksoi se gjidhënia redukton sëmundjet e ndryshme si te nënat ashtu edhe të foshnjat, derisa cilësoi se poashtu fëmijët që marrin gji dhënie kanë efiçencë më të lartë të inteligjencës.
“Kjo punëtori është organizuar në Prishtinë si rikujtim për gjithë ne për rëndësinë e ushqyerit me gji. Të ndjekim një mënyrë me historike të jetesës. Gjidhënia paraqet mënyrën më të natyrshme dhe rritjes së fëmijëve. Për ngritjen e rezistencës kundër infeksioneve”.
“OBSH rekomandon gjidhënie qysh në orën e parë të lindjes, gjatë 6 muajve të jetesës po ashtu. Kur foshnja arrin 6 mujorin rekomandohet ushqime plotësuese dhe adekuate për të. Gjidhënia është e pranueshme të behet deri në moshën 3 vjeçare”.
“Përfitimet afatgjate janë reduktimi nga kanceri dhe sëmundje tjera si dhe obezitetit. Përftimet për foshnjën janë reduktimi i rrezikut nga diarreja. Mbrojtjen nga obeziteti i foshnjës. Përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetit. Efiçensë më të lartë të inteligjencës si dhe kundrejt alergjive”.
Ai ka kërkuar nga personalet shëndetësor që të përcjellin rekomandimet nga OBSh-ja te të gjitha nënat, raporton EO.
“Kërkojmë që këtë porosi ta përcjellin te nënat. Për ngritjen e vetëdijes të nënat e reja”, tha ai.
Hana Bucinca nga AMC, njoftoj se UNICEF-i do të mundësojë kurs për trajnimin e nënave për gjidhënie.
“Kemi kaluar kohë në QMF për të parë gjendjen dhe për të marrë hapa se sintë përmirësojmë. UNICEF-i do të trajtojë me një kurs në këtë fushë. Save dhe Children ka përgatitur postera nëpër QMF. Ambasada Australiane ka mbështetur me një buxhet”, u shpreh ajo.
Programi përfshin ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe ka një fokus në aktivitetet bashkëpunuese.