Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 13 mijë e 106 persona me virusin COVID-19 aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 86 mijë e 194 persona teksa kanë humbur jetën 1 mijë e 819 pacientë.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 71 mijë e 269 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 860 raste të reja, gjashtë viktima dhe 682 pacientë të shëruar.