Mbi 140 të arrestuar në Indonezi pasi ndoqën një festë homoseksualësh

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 08:42 | Nga

Policia në Indonezi arrestoi 141 burra që kanë ndjekur një festë homoseksualësh në një saunë, në kryeqytetin Xhakarta.

Policia tha se pjesëmarrësit në festë kanë përfshirë një shtetas të Britanisë dhe një të Singaporit.

Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm me ligjin indonezian, përveç në provincën konservatore Açeh.

Por, zëdhënësi i policisë, Raden Argo Yuwono, tha se disa prej të arrestuarve mund të akuzohen në bazë të ligjit anti-pornografi, për shkak të “veprimeve ngacmuese” në vendin e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme