Mbi 16 mijë të vdekur nga Coronavirusi në botë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, shifra globale e viktimave të koronavirusin e ka kaluar numrin prej 16 mijë e 500 personave dhe është duke u rritur vazhdimisht.

Për më tepër, të dhënat e këtij universiteti tregojnë se në botë tashmë janë infektuar mbi 382 mijë njerëz me Coronavirus.

Lajmi i mirë është se mbi 100 mijë njerëz të infektuar me virusin e ri tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Italia, Kina, Spanja dhe Irani vazhdojnë të mbetet shtetet më të prekura nga pandemia. Ndonëse Kina ka më së shumti persona të infektuar – mbi 81 mijë – Italia e mban vendin e parë për numrin e të vdekurve – mbi 6 mijë.

Më shumë se 2300 njerëz kanë vdekur në Spanjë, ndërsa në Iran mbi 1800. 35 mijë njerëz janë infektuar në Spanjë dhe mbi 23 mijë në Iran.

Shumë shtete kanë marrë masa të ashpra për izolim pas shpalljes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në përpjekje për ta parandaluar përhapjen më të madhe të sëmundjes.


Të ngjashme