Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi 160 kërkesa sot, për konvertim të patentë shoferëve nga ilegal serb në “RKS”

Mbi 160 kërkesa sot, për konvertim të patentë shoferëve nga ilegal serb në “RKS”

Në të gjitha komunat e vendit është duke vijua procesi i konvertimit të patentë shoferëve, nga ilegal serb, në sosh “RKS”. Sipas njoftimit të zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë ditës së sotme janë parashtruar 168 kërkesa. Më së shumti kërkesa sot pati në Leposaviq, ku 59 serbë kërkuan t’i konvertojnë […]

Në të gjitha komunat e vendit është duke vijua procesi i konvertimit të patentë shoferëve, nga ilegal serb, në sosh “RKS”.

Sipas njoftimit të zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë ditës së sotme janë parashtruar 168 kërkesa.

Më së shumti kërkesa sot pati në Leposaviq, ku 59 serbë kërkuan t’i konvertojnë patentë shoferët.

Në Mitrovicë të Veriut u parashtruan 37 kërkesa, në Zubin Potok 34, ndërkaq 27 në Zveçan.

Nga dy kërkesa janë parashtruar në Istog e Mitrovicë, teksa nga një kërkesë ka pasur në Lipjan e Rahovec.

Pesë kërkesa janë parashtruar në Graçanicë.

Deri më tani, sipas të dhënave që ka ndarë Elshani, 3223 qytetarë kanë kërkuar të bëjnë konvertim të patentë shoferëve.

Procesi i konvertimit ka nisur nga 9 maji dhe do të zgjasë deri më 9 gusht.

Të ngjashme