Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rapotuar një numër të lartë të të vdekurve që nga dita e fillimit të pandemisë globale të quajtur COVID-19.
SHBA-ja të paktën 5.730.229 raste të të infektuarve me coronavirus gjersa numri i të vdekurve ka arritur në 177.065 njerëz, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Deri në orët e para e ditës së sotme, Johns Hopkins ka raportuar 28.615 raste të reja dhe 263 vdekje brenda 24 orëve, raporton Telegrafi.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
Ndryshe, globalisht janë raportuar mbi 809 mijë viktima të coronavirusit gjersa janë infektuar mbi 23.4 milionë njerëz.