Mbi 177 mijë njerëz të vdekur nga Coronavirusi në ShBA

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rapotuar një numër të lartë të të vdekurve që nga dita e fillimit të pandemisë globale të quajtur COVID-19.

SHBA-ja të paktën 5.730.229 raste të të infektuarve me coronavirus gjersa numri i të vdekurve ka arritur në 177.065 njerëz, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Deri në orët e para e ditës së sotme, Johns Hopkins ka raportuar 28.615 raste të reja dhe 263 vdekje brenda 24 orëve, raporton Telegrafi.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, globalisht janë raportuar mbi 809 mijë viktima të coronavirusit gjersa janë infektuar mbi 23.4 milionë njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme