Mbi 18 mijë votues në Mitrovicën e veriut, votohet edhe në shkollën “Aziz Sylejmani”

Mitrovicë e veriut | 23 Pri 2023 | 07:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën “Haziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën e veriu, qytetarë kanë mundur të votojnë nga ora 07:00, raporton Ekonomia Online.

Sipas menaxherit të qendrës, në këtë qendër të votimit nuk ka pas asnjë votues deri më tani.

Edhe në vendvotimin në kontejner në rrugën “7 shtatori”, votimi ka nis me kohë.

Në Mitrovicën Veriore të drejt vite kanë 18 118 votues, me gjithsej pesë qendra të votimeve.

Nëpër qytet për sigurinë e qytetarëve janë parë forcat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Të ngjashme