Tetë kosovarët e akuzuar për pjesëmarrje në luftën e Sirisë përkrah organizatës terroriste “ISIS”, si dhe për organizim të grupeve terroriste, janë shpallur fajtorë të martën nga Gjykata Themelore e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Janë dënuar me mbi 18 vjet burgim. Mirëpo, dënimin me burgim nuk do ta vuajnë derisa të merr formën e prerë aktgjykimi në Gjykatë të Apelit.
Të dënuarit e kanë quajtur të padrejtë e të pabazuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Kanë paralajmëruar se do të bëjnë ankesë në shkallë të dytë.