Mbi 2 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

2 mijë e 161 qytetarë janë vaksinuar kundër Coronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit për gjendjen me COVID-19 në Kosovë, bëri të ditur se deri tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 677 doza të vaksinës.

Ndërkaq, 784 mijë e 166 qytetarë janë imunizuar me dy doza të vaksinës.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës, tre muaj pas dozës së dytë.

Momentalisht, numri i rasteve aktive në vend është 637.

Të ngjashme