Deri më tani, 2 milionë e 325 mijë vaksina janë dhënë në Serbi, nga të cilat 920,000 qytetarë morën dozën e dytë, thotë drejtori i Zyrës për Teknologji së Informacionit dhe Qeverisje Elektronike, Mihailo Jovanoviq i cili shtoi se një milion qytetarë pritet të rivaksinohen të martën.
Ai tha në RTS se numri i qytetarëve që kanë kaluar tre javë që nga doza e dytë është tani 620 mijë, transmeton Klan Kosova
Jovanoviq thotë se deri më tani, mbi 1 milionë e 540 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes portalit e-qeverisjes dhe qendrës së kontaktit për imunizim, dhe se 1 milion e 405 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë deri më tani.
Siç tha ai, ka akoma më shumë qytetarë që aplikojnë për ndonjë vaksinë.
Jovanoviq poashtu njoftoi se për tri ditë, të enjten, të shtunën dhe të dielën, më shumë se 22 mijë të huaj u vaksinuan, të cilët shkuan ose me ftesë të Dhomës së Tregtisë të Serbisë ose u regjistruan vetë përmes portalit e-qeverisje.