Mbi 200 alpinistë mbesin të bllokuar në një bjeshkë, pas tërmetit në Indonezi

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 09:46 | Nga

Më shumë se 200 alpinistë kanë mbetur të bllokuar në bjeshkën turistike të Lombok në Indonezi, pas një tërmeti vdekjeprurës. Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut alpinistëve iu është pamundësuar lëvizja edhe nëpër rrugët e shpëtimit.

Qindra punëtorë të ekipeve të shpëtimit janë duke punuar në evakuimin e tyre nga Mount Rinjani – një destinacion i popullarizuar i alpinizmit, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Tërmeti me fuqi 6.4 ballësh të riterit ka ndodhur të dielën jo shumë larg bazës së bjeshkës.

Së paku 14 persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 160 kanë pësuar lëndime.

Poashtu mijëra shtëpi janë dëmtuar dhe qindra njerëz kanë mbetur pa strehë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme