Mbi 21 mijë persona janë testuar për Coronavirus që nga fillimi i pandemisë

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Nga 13 marsi, kur edhe u konfirmuan rastet e para pozitive në Kosovë, janë testuar 21 mijë e 831 persona.

Prej tyre, 2 mijë e 216 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Nga kjo shifër e përgjithshme 1 mijë e 69 persona janë shëruar, kurse 38 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Raste aktive me coronavirus në vend janë edhe 1 mijë e 110 raste.

Komuna me më së shumti raste pozitive mbetet Prishtina, me gjithsej 410 raste të regjistruara deri më sot.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë dhe 47 raste të reja me coronavirus dhe 22 të shëruar.

Mbrëmë kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri prej tyre është një 74 vjeçar nga Komuna e Gjilanit që kishte qenë i infektuar me koronavirus, ndërsa viktima tjetër e cila po pritet të testohet nëse ishte e infektuar është një 71 vjeçar nga Komuna e Prishtinës.

Të ngjashme