Numri i personave të regjistruar si të papunë të grupmoshave të reja është më shumë e 250 mijë të cilët janë kryesisht të pakualifikuar ose nuk i përgjigjen kërkesës të tregut, raporton Ekonomia Online.
Në numrin e të regjistruarve të papunë dominojnë grupmoshat e reja 16 deri në 24 vjeç, ndërsa papunësia manifestohet, sidomos gjinia femërore.
Kështu tha Justina Shiruka-Pula, në konferencën “Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: Sfidat dhe perspektivat”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK).
Sipas saj, Kosova po vazhdon të ballafaqohet me sfida të reja në fushën e edukimit, në sferën e ekonomisë dhe sferën e sektorit privat dhe rritjen e vazhdueshme të papunësisë.
“Duke analizuar trendet e rrjedhave vërejmë se Kosova është duke ecur ngadalë në përballimin e ndryshimeve që i sjellë tranzicioni. Kosova po vazhdon të ballafaqohet me sfida të reja në fushën e edukimit, në sferën e ekonomisë dhe sferën e sektorit privat dhe rritjen e vazhdueshme të papunësisë”.
“Sistemi i arsimit është tregu jo shumë i aftë që të krijojë resurse humane të nevojshme për të cilat ka kërkesa tregu i punës, përkatësisht sektori privat. Në anën tjetër, numri i papunësisë, i personave të regjistruar si të papunë të grupmoshave të reja është më shumë e 250 mijë të cilët janë kryesisht të pakualifikuar ose nuk i përgjigjen kërkesës të tregut”.
“Në numrin e të regjistruarve të papunë dominojnë grupmoshat e reja 16 deri në 24 vjeç, ndërsa papunësia manifestohet, sidomos gjinia femërore. Një nga shkaqet e kësaj papunësie të theksuar është kryesisht zhvillimi i ulët ekonomik, por nuk duhet nënvlerësuar edhe ngecja në ofertën dhe në praktikën që jep sistemi i edukimit në Kosovë për nevojat e ekonomisë”.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se problemi më i madh i ekonomisë kosovare është mungesa e njerëzve që janë të përgatitur për tregun e punës kryetari i.
“Nga disa kontakte dhe përvoja që kam pasur, ka parë që problemi kryesor i papunësisë nuk është aq mjedisi politik, apo diçka tjetër, por mungesa e kualifikimeve dhe shkathtësive që kërkohen nga tregu i punës”.
Rektori i Universitetit të Prishtinë “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, tha se arsimi nuk është zgjidhje për të gjitha problemet, por të gjitha zgjidhjet kanë nevojë për arsimin, raporton EO.
“UP-ja është në një proces të ndryshimit nga një institucion ku rëndësi i kushtohet diplomave, notave në një institucion që lidhet më tepër me punën, biznesin”.
Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Heset Sahiti tha se sistemi i edukimit është në funksion të tregut të punës dhe jep ndihmën e tij për zhvillimin ekonomik.