Rukiqi: Qeveria e “bonave” po e shkatërron edhe atë pak profesionalizëm që ka mbetur në sektorin publik

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e “bonave”, sikur e ka quajtur ai, po e shkatërron edhe atë pak profesionalizëm që ka mbetur në sektorin publik.

Në një reagim pasi u bë e ditur se vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 për zyrtarët publikë, Rukiqi ka thënë se vërehet një vetëkenaqësi në këtë Qeveri, sidomos te ministri i Financave, kur godet të gjithë ata, që në mendjen e tij duken të pasur, ose mendon se paguhen shumë.  

“Ky do te duhej te ishte lajm i mire per sektorin privat, nese keta profesioniste, do te beheshin pjese e tij. Por gjasat jane qe te njejtit te ikin nga ky vend. Receta per katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe”, ka paralajmëruar Rukiqi.

Postimi i plotë:

Ka nje vetekenaqesi ne kete Qeveri, sidomos te Ministri i Financave, kur godet te gjithe ata, qe ne mendjen e tij duken te pasur, ose ata qe i konsiderojne qe po paguhen shume. Nuk kane mundesi, por me qef do ta benin, qe t’i ulnin edhe pagat e atyre qe nuk jane zyrtare publikë.

Qeveria e “bonave”: 50 dhe 100 euro (kaq eshte politika e tyre ekonomike), ka vendosur qe te luftojë me çdo mjet, edhe pak profesionalizëm qe ka mbetur ne sektorin publik.

Ky do te duhej te ishte lajm i mire per sektorin privat, nese keta profesioniste, do te beheshin pjese e tij. Por gjasat jane qe te njejtit te ikin nga ky vend. Receta per katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme