Agjensia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Anketën për Mbeturinat e Trajtuara (AMT) për vitin 2018, ku në këtë anketë ka dalur se 3193 tonë janë recikluar për këtë vit.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2018.
Qëllimi kryesor për realizimin e AMT 2018 ka qenë grumbullimi i të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave (deponitë rajonale, objektet e trajtimit të mbetjeve spitalore, sterilizimi dhe objektet e trajtimit të mbeturinave industriale), që të sigurojë të dhëna statistikore të qëndrueshme, si dhe krijimin e serisë kohore.
Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.
Rezultatet nga AMT-së tregojnë se në vitin 2018: sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 193 tonë/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 460 tonë/vit. Kurse, sasia e përgjithshme e mbeturinave të trajtuara për vitin 2018 ishte 429 534 tonë/vit.
Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje, për vitin 2018, ishte si vijon: metalet (51%); mbeturinat nga plastika (28%); mbeturinat spitalore (12%); mbeturinat e djegura (6%); dhe mbeturinat e letrës dhe kartonit (3%).
Sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare dhe josanitare, në vitin 2018, ishte 425 667 tonë/vit. Krahasuar me te dhënat e vitit 2017, në vitin 2018 ishte një rritje e lehtë prej 2%.
Për më shumë informata lidhur me Anketën e Mbeturinave të Trajtuara (AMT) 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/mbeturinat