Mbi 30 deputetë shqiptarë në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të rezultateve të Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve, zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, kanë prodhuar më shumë se 30 deputetë shqiptarë.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë, Lëvizja Besa e cila është në koalicion me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë katër deputetë, Partia Demokratike Shqiptare një deputet dhe një deputet shqiptar, ka siguruar ulëse në kuvend, duke garuar si socialdemokrat.

Në zgjedhjet e kaluar, shqiptarët u përfaqësuan me 22 deputetë, kudhjetë deputetë ishin nga BDI-ja, pesë nga Lëvizja Besa, tre deputetë të Aleancës për shqiptarët, dy deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare si dhe dy deputetë të tjerë shqiptarë ishin zgjedhur si pjesë e listës së Lidhjes Social Demokratike.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka realizuar bisedë telefonike me liderët e partive politike shqiptare, për siç ka thënë ai “për ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime” duke përfunduar se “bashkë jemi më të fortë”.

Të ngjashme