Mbi 32 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë
32 mijë e 414 persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani 2 mijë e 165 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar edhe 3 mijë e 64 doza të vaksinave.
1 milion e 716 mijë e 223 vaksina janë administruar deri tani në vend.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.