Mbi 34 mijë vizitorë qëndruan në hotelet e Kosovës

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin
nëntor 2022.

Në një komunikatë nga kjo Agjencia thuhet se deri në nëntor në hotelet e Kosovës kanë qëndruar mbi 34 mijë vizitorë.


”Në nëntor 2022 pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e
Kosovës. Sipas rezultateve të dala, në nëntor 2022 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 34 659, prej tyre 33.69% ishin vendorë dhe 66.31% ishin të jashtëm.Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 51, 896, prej tyre 31.67% nga vendorët dhe 68.33% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 863
vizitorë dhe 24 403 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.
Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëri, Gjermania, Zvicra”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme