Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë këtyre dy javëve ka paguar 4.747.508,44 euro borxhe ndaj 1.978 bujqve, të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019:

– Gjatë javës 23-27 mars janë realizuar pagesat për 276 fermerë në vlerë prej 2.018.621,49 euro.

– Gjatë javës 16-20 mars janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë  në vlerë prej 2.455.886,95 euro.

Ky likuditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë të gjendjes emergjente aktuale.

Të ngjashme