Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë muajit gusht janë administruar mbi 400 000 doza të vaksinave kundër COVID-19.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, MSH thotë se parashikimi është që kjo të ndodhë edhe në shtator.
Për këtë proces kaq të rëndësishëm, ky institucion ka kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës, duke iu bërë thirrje për vaksinim.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862,224 doza të vaksinës derisa deri më sot 291,645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë