Mbi 5 orë protestë në Tiranë, raportohet për 23 të arrestuar, disa policë dhe një gazetare e lënduar

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit menjëherë sapo ka nisur tubimi kanë gjuajtur me vezë dhe të ngjyrosën me sprej muret e godinës.

Më pas ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe thyer xhamat e dritareve.

Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”. /Top Channel

Të ngjashme