Shërbimet e emergjencave në Rusi njoftojnë se të paktën 53 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në zjarrin masiv që ka shpërthyer në një qendër tregtare në Siberi.
Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu më 25 mars mund të rritet, përderisa ekipet e shpërtimit janë duke vazhduar kërkimet në qendrën tregtare në qytetin Kemerovo, që gjendet rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.
Shërbimet e emergjencave kanë thënë se tashmë zjarri është shuar, por ekipet e shpëtimit kanë vështirësi që të arrijnë në katet e sipërme, për shkak se tavani i ndërtesës është rrëzuar.
Dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Guvernatori i rajonit Kemerovo, Aman Tuleyev ka deklaruar se familjarët e çdo viktime do të pranojnë një shumë prej 1 milionë rubla (17,500$).
Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur.
Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë tragjedi.