Mbi 500 të lënduar nga tërmeti në Iran

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Media shtetërore iraniane ka raportuar se ka arritur në 520 numri i të lënduarve nga tërmeti 5,9 ballësh që goditi vendin më 8 nëntor.

Autoritetet po zhvillojnë operacione të kërkim shpëtimit dhe kanë njoftuar që në fshatrat e largëta në provincën e Azerbajxhanit Lindor kanë arritur të shpëtojnë mbi 80 persona. Sipas zyrtarëve, 28 persona janë të hospitalizuar, ndërkaq pesë persona kanë humbur jetën.

Irani ka përjetuar një seri tërmetesh të mëdha. Më 2003, një tërmet në magnitudë 6,6 të Rihterit goditi qytetin historik Bam, duke vrarë 26 mijë persona.

Më 2017, mbi 600 persona u vranë dhe mbi 9 mijë të tjerë u lënduan pasi një tërmet prej 7 ballësh goditi pjesën perëndimore të Iranit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme