Mbi 55 mijë qytetarë kanë votuar deri tani në zgjedhjet parlamentare

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Deri në orën 09:14, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë votuar gjithsej 55,414 qytetarë, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime deri në këtë moment është 2.77 për qind, nga gjithsej 1,999,204 votues sa janë të regjistruar në Listën e Votuesve.

Po ashtu, KQZ njofton se janë procesuar 2,355 vendvotime nga 2,557 gjithsej, që përbën 92.10 për qind të vendvotimeve në nivel vendi.

Të ngjashme