Mbi 60% e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë janë pa kontrata pune, raporton Ekonomia Online.
Kështu tha në një konferencë për medie Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Ai mes tjerash ka thënë se sindikata dhe punëtorët e sektorit privat janë të mllefosur me punën e institucioneve shtetërore të Kosovës. Tutje ai ka pasur ndaj qeverise për pagesën e energjisë elektrike për serbët në veri, derisa ka shtuar se punëtorët e sektorit privat po punojnë për një pagë prej 170 euro, e që sipas Azemit shumica prej tyre janë duke lëshuar vendin.
“Jemi te obliguar që të thërrasim konferencë dhe të njoftojmë punëtorët e sektorit privat me punët që jemi duke bërë. Sindikata është e mllefosur me formën dhe vazhdën e punimeve te institucionet shtetërore të Kosovës dhe ne kemi ofruar disa pakënaqësi tona që mendojmë se jemi të rënduar. Punëtorët e sektorit privat janë të mllefosur pasi që qeveria e Kosovës bëri pagesën e rrymës për popullatën e serbëve në veri, andaj ka krijuar një mllefosje të madhe që ne nuk e kemi pasur borxh. Ne punojmë për një pagë prej 170 euro. Një pjesë e madhe e punëtorëve të sektorit privat janë duke lënë vendin e punës dhe po shkojnë drejt vendeve të tjera”
Përkundër rritjes ekonomike që po thotë Qeveria, ai thotë se përse nuk po ndodhë edhe rritja e pagës minimale.
“Qeveria po thotë se kemi rritje ekonomike prej 7%, por neve nuk na intereson por neve na intereson se përse nuk kemi rritje të pagës prej 170 euro dhe deri kur ne duhet të punojmë për serbët dhe për sektorin publik. Nga mos kontrollet e inspektoratit kemi grupime të mëdha të punëtoreve të paregjistruar dhe janë duke kryer shërbime pa asnjë licencim dhe mbi 60% e punëtorëve që punësojnë në Kosovë janë pa kontrata të punës”.
Azemi ia ka përkujtuar kryeministrit Albin Kurti disa premtime për të cilat thotë se nuk i ka realiozuar.
Ai ka thënë se Kurti ka premtuar pagë minimale 350 euro dhe as që po bisedohet për të, ka premtuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, rritjen e numrit të inspektorëve të punës, pagesën për humbjen e vendit të punës për shkak të pandemisë, dialogun me sektorin privat që është trumbetuar dhe sipas tij, asgjë nuk ka realizuar nga këto.
“Gjatë kësaj periudhe ne humbëm 10 punëtorë të sektorit privat, i përgëzoj për ditën e festës zyrtare për policët e Kosovës por pyes kryeministrin që për punëtorët privat a nuk duhet të ketë një ditë të tyre. Kemi edhe një kërkesë që ta kenë parasysh, tani pandemia ka marr hov të madh besojmë që stimulim shtesë për punëtorët teknik të shkollave e institucionet shëndetësore. Jemi të zhgënjyer me bashkëpunimin dhe lëvizjet e Qeverisë në raport me sektorin privat janë zero”, ka shtuar tutje ai.