Teksa vaksinimi po vazhdon në Shqipëri edhe me 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, numri i të vaksinuarve atje ka arritur në 716 mijë e 616 ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu.
Nga 716 mijë e 616 të vaksinuar, 243 mijë e 776 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
“Vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershori”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.