Mbi 750 mijë të shëruar nga Coronavirusi në të gjithë botën

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 750 mijë, ekzaktësisht 755,390 persona.Sipas faqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 755,390 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi, nga totali i përgjithshëm i të prekurve që ka kaluar 2.7 milionë njerëz (2.744.606).

Vendet me numrin më të madh të rasteve në botë janë të listuara si më poshtë:

SHBA: 886,709 të prekur; 50,243 viktima

Spanjë: 219,764 të infektuar; 22,524 viktima

Itali: 189,973 të infektuar; 25,549 viktima

Francë: 158,183 të infektuar; 21,856 viktima

Gjermani: 153,215 të infektuar; 5,575 viktima

Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2,744,606 ndërsa 191,790 kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka 1,797,426 raste aktive që presin të shërohen.

Të ngjashme