Mbi 79 milionë të shëruar nga Covid-19 në botë

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

79 milionë e 4 mijë e 167 persona raportohet të jenë shëruar nga koronavirusi në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 107 milionë e 111 mijë e 374 persona janë infektuar me këtë virus ndërsa 2 milionë e 339 mijë e 354 kanë vdekur si pasojë e tij.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të të infektuarve, me gjithsej 27 milionë e 704 mijë e 111 raste, pastaj India me 10 milionë e 848 mijë e 45 raste dhe Brazili me 9 milionë e 550 mijë e 301 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 62 mijë e 782 raste nga 254 mijë e 568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 528 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 mijë e 440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 814.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme