Mbi 8 mijë persona e marrin vaksinën kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës, edhe ekipet mobile në dispozicion

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 10:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 8 mijë vaksina kundër gripit sezonal janë dhënë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në qendrat e tjera ku janë të vendosura njësit e vaksinimit në Prishtinë , raporton Ekonomia Online

Në këtë qendër vaksinimi bëhet deri në orën 20:00, kurse në qendrat tjera deri në orën 13:00 ka bërë të ditur për EO, doktoresha Xhevahire Canolli.

Ajo ka sqaruar se për gjithë ata të cilët nuk mund të shkojnë për vaksinim në qendra i kanë në dispozicion ekipet mobile.

“Orari në Qendrën Kryesore është prej orës 07:00 të mëngjesit deri në 20:00 në mbrëmje ndërsa në qendra të tjera punohet vetëm paradite prej orës 07:00 deri 13:30. Kemi edhe ekipin mobil për vaksinimin e të sëmurëve kronik që për arsye shëndetësore nuk mund të arrijnë në qendra. Deri tani kemi vaksinuar 80 të sëmur kronik, dhe numri i përgjithshëm i të vaksinuarve nga fillimi deri më sot është mbi 8 mijë qytetarë”, tha ajo.

Canolli shtoi se ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse sipas saj vaksinimin mbetët mënyra më e mirë në parandalimi dhe mbrojtjen nga gripi sezonal, rapton EO.

“Kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave, kështu që i kisha ftuar qytetarët që të mos hezitojnë të vaksinohen pasi vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe vaksinimin mbetët mënyra më e mirë në parandalimi dhe mbrojtjen nga gripi sezonal”, tha ajo.

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar në muajin nëntor në gjithë territorin e Kosovës dhe është duke vazhduar ende, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme