Mbi 80 000 viktima nga Coronavirusi në ShBA

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Numri ditor i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka qenë në rënie, por 830 rastet e vdekjeve, të raportuara të hënën, e kanë çuar në mbi 80,000 numrin e përgjithshëm të tyre.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka 80,682 viktima nga koronavirusi – më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Ky vend ka po ashtu numrin më të madh të të infektuarve: mbi 1.3 milion.

Shifrat e fundit vijnë pasi disa vende në Evropë kanë lehtësuar tutje masat e izolimit të hënën.

Edhe guvernatori i Nju Jorkut, shtetit më të goditur amerikan, ka thënë se rihapja e ekonomisë atje do të rinisë më 15 maj.

Andrew Cumo ka thënë se kurba e të infektuarve të rinj në Nju Jork ka rënë ndjeshëm dhe se tani ndodhet në nivelin e 20 marsit, kur ka pasur afro 520 raste të reja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur të hënën se vendet duhet të kenë “vigjilencë të jashtëzakonshme” derisa lehtësojnë masat e izolimit.

Në gjithë botën, mbi 4.1 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus dhe mbi 286,000 kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme