Mbi 90 mijë votues nga diaspora – Enver Hoxhaj shpreh mirënjohjen e tij

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj diasporës shqiptare, e cila ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm duke u regjistruar masivisht për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka vlerësuar pjesëmarrjen aktive të mërgatës si një dëshmi e fuqisë së dashurisë dhe lidhjes së pandashme me atdheun.

Ai ka publikuar fotografi nga tubimet politike me mbështetësit në disa vende të Evropës, duke theksuar rëndësinë e votës së tyre për të ardhmen e Kosovës. 

“Me zemër plot mirënjohje 🫶, falënderoj të gjithë mbështetësit tanë nga diaspora që përmes pjesëmarrjes së tyre aktive dhe regjistrimit për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, po dëshmojnë fuqinë e pandashme të dashurisë për atdheun dhe të ardhmen e Kosovës! 🇽🇰🇦🇱“, ka shkruar Hoxhaj.

Shkrimi i tij vjen pas përfundimit të afatit për aplikim për votim jashtë vendit, ku janë regjistruar 90,860 votues të diasporës, ndërsa 18,244 aplikime janë ende në shqyrtim.

Të ngjashme