Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, tha se Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë e ka përgjegjësinë për njohjen e statusit të këtyre viktimave, raporton Ekonomia Online.
“Në zbatim të dispozitave ligjore dhe rregullat administrative komisioni shqyrton aplikacionet dhe dokumentet që shërbejnë për verifikimin e statusit të viktimës dhe në rastin e aplikuesit/es ka dyshime, duhet të paraqitet. Komisioni do të jetë përgjegjës për paraqitjen e viktimave ”, tha Reçica.
Deputetja e PDK-së, Mexhide Mjaku-Topalli, në pyetjen adresuar ministrit Reçica tha se komisioni punon vetëm pas orarit të punës, gjë për të cilën u kundërshtua nga ministri.
Përkundër obligimeve që i ka komisioni, verifikimin e kërkesave e bën pas orarit të punës. Si ministri a keni mendu të nxjerrin një rregullore, dy ditë brenda javës dhe gjatë ditës t’i shqyrtoj këto aplikacione?
Ministri Reçica në përgjigjen e tij tha se komisioni nuk punon vetëm pas orës 16:00 dhe se deri më tani janë paraqitur rreth 911 raste, raporton EO.
“Komisioni nuk punon vetëm pas orën 16:00. Janë paraqitur diku 911 raste. Nga kjo shihet se ata kanë punu me përkushtim”, ishte përgjigja e Reçicës.