Mbi 900 tiketa trafiku për 24 orë

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet në komunikacion dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë gjatë ditës së diel kanë ndodhur 29 aksidente trafiku. 16 prej tyre me të lënduar, ndërsa vetëm me dëme materiale janë raportuar 13 aksidente.

Policia ka njoftuar se përgjatë 24 orëve, ka arrestuar 19 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik policia ka shqiptuar edhe 912 tiketa trafiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme