Mbi një mijë të arrestuar në protestat pro Navalnyt

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Rusisë ka arrestuar më shumë se një mijë persona në 35 qytete për shkak se e kanë mbështetur liderin e opozitës, Alexei Navalny.

Protestat janë duke u zhvilluar në qytete të shumta ruse, duke filluar nga Siberia deri në Shën Petersburg dhe në Moskë.

Protestuesit kishin edhe pankarta në duar dhe brohorisnin së bashku “Rusia ime është në burg”. Arrestimi më i madh i protestuesve është bërë në Moskë, shkruan Euronews.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme