“Mbi re” do të titullohet kënga më e re që do të publikohet të premten në skenën muzikore. Ledri Vula dhe Buta tashmë kanë incizuar këngën, dhe janë përgatitje të videoklipit.
Të dy reperët janë shfaqur bashkë ditëve të fundit në koncertet që Ledri po i mban në qytete të ndryshme të Kosovës.
Ledri Vula këtë verë del të jetë një ndër rep artistët më aktiv teksa po shijon suksesin e këngëve “Nona” në bashkëpunim me Young Zerken, “U harrum”, duke mos anashkaluar edhe këngët “Pablo” dhe “Krejt shokt e Mi” që erdhën në bashkëpunim me Gjikon, Lumi B dhe Skerdin, raporton Express i KTV-së.
Në anën tjetër, Buta është reperi për të cilin sapo ka nisur karriera muzikore. Me paraqitjet e tij të para, u cilësua si një ndër reperët më të veçantë dhe premtues në skenën muzikore.
Të dy artistët janë pjesë e kompanisë që drejtohet nga Faton Shoshi.