Drejtoria e Parqeve bashkë me bankën ProCredit kanë mbjellë mbi 400 drunj në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetari i Prishtinës Muhedin Nushi tha se gjatë këtij viti kanë planifikuar edhe mbjelljen e 12 drunjëve dekorativ.
“Komuna e Prishtinës ka pranuar donacion nga Banka ProCredit me qëllim që të gjelbërojë sa më tepër kryeqytetin tonë me 452 drunj dekorativ që do të vendosen në oborrin e kampusit universitar. Përveç drunjëve komuna e Prishtinës gjatë këtij viti ka planifikuar mbjelljen e 12 000 drunjëve dekorativ e cila do të pasuron vendin tonë në zbutjen e ndotjes së ajrit”.
“Sa i përket ndotjes i kemi dhe disa projekte tjera është zhvendosja e mbushësve të automjeteve në 6 pozicione që do të jetë edhe ndihmesë për qytetarë që do të furnizohen me automjete elektrike”.
Visar Paqarada, Anëtar i Bordit Menaxhues të ProcreditBank, tha se kanë synim që në vazhdimësi të merren me projekte të tilla.
“Jemi në proces të mbjelljes së drunjëve 452. Shumë shpejt deri në fund të muajit do të vijnë edhe ulëset. Dhe kjo ka qenë e domosdoshme për kryeqytetin”.
“Për bankën është zotim shtesë dhe vazhdimësi i projekteve të tjera. Kësaj radhe e kemi zgjedhur Prishtinës për shkak të ndotjes së ajrit”.
Drejtoresha e Parqeve, Fatime Hajdari, tha se jetësimi i këtij projekti ka qenë premtim elektoral, raporton EO.
“Ka qenë premtim elektoral jetësimi i projektit të parkut qendror. Ky park do të shërbejë për qytetarë. Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë për natyrën është i mirëseardhur”.
“Ne si drejtori jemi të hapur për bashkëpunimi të tilla dhe shpresojë të kemi jetësime dhe ideve të mëdha”.