Ka dështuar për herë të dytë brenda ditës të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Transfere për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë mbledhje kanë qenë në rend dite shqyrtimi i tri raporteve të pranuara nga komisionet tjera si dhe miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Kemi pranuar tri raporte nga komisionet dhe kërkohet që ta miratojmë projektligjin për rimëkmëbje nuk ka kuorum të mjaftueshëm që të procedohet rendi i ditës. Po e mbyllin për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar në orën 13”, tha kryesuesi i Komisionit Hekuran Murati.
Mbledhja e këtij Komisioni për mungesë kuorumi kishte dështuar edhe më parë gjatë ditës, ku edhe pas 20 minutave pauzë nuk kishte mundësi të vazhdohej.
PDK-ja ka njoftuar se për një javë ka pezulluar pjesëmarrjen në aktivitetet e Kuvendit, për shkak siç thanë atë solidarizimit me ish-pjesëtarët e UÇK-së, që janë në Hagë.