Komisioni për Transfere shqyrton Projektligjin për rishikimin e Buxhetit 2020

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Buxhet dhe Transfere është duke e mbajtur mbledhjen në të cilën po shqyrtohet Projektligji për rishikimin e Buxhetit për vitin 2020.

Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati tha se janë duke i shqyrtuar amendamentet.

“Jemi duke i shqyrtuar amendamentet”, tha Murati.

Ai shtoi se nuk dihet a mund të përfundojnë sot që Projektligji të kalon ne Kuvend në lexim të dytë.

“Varet a e përfundojmë sot”, tha shkurt ai, raporton Telegrafi.

Po ashtu, nga votimi përfundimtar i këtij Projektligji varen edhe pagesat ndaj qytetarëve nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Ky Projektligj ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik me 67 vota për dhe një abstenim.

Të ngjashme