Hekuran Murati paska renditur një mal me të pavërteta, shteti nuk mbahet me lëmoshë

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Hekuran Murati i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikojë asnjë listë të top 50-përfituesëve, të “200 masave të tij”, sot paska renditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së.

Minister, mos thuaj të pavërteta!

Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.

Minister, që dy vite as edhe një vendim të vetëm nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti, po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shbërblen ata me nga 50 e 100 Euro.

Asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës.

Për konferencën e LDK-së dhe propozimet tona paske thënë shumë të pavërteta. Krejt gabimisht propozimet tona i ke lidhë me përfitime të bizneseve.

Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.

Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta!

Shih foto 1. E-mail i dërguar nga Ministria te komunat, foto 2, kartela e një hipërmarketi i cili tatimin në vitin 2023 e ka të njëjtë si në vitin 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme