Bajrami: Qeveria e 51% është qeveri e mospunës

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nga 704 milionë euro të planifikuara për investime kapitale, qeveria ka shpenzuar vetëm 158 milionë.

Ky fakt sipas saj shpërfaq mospunën e kësaj qeveria karshi nevojës së jashtëzakonshme për investime kapitale dhe për futjen në treg të këtyrë mjeteve.

“Mosrealizmin i këtyre investimeve do të thotë më pak projekte kapitale të realizuara si, rrugë, shkolla, qerdhe, pastaj edhe më pak investimet në shëndetësi e arsim”.

“Gjithë kjo mospunë e kësaj qeverie të 51% do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike, do të thotë më pak aktivitet ekonomik dhe më pak mjete në qarkullim e po ashtu më pak paga për punëtorët e sektorit privat. Gjithashtu kjo nënkupton që shumë kompani janë bllokuar e rrjedhimisht shumë punëtorë mund t’i kenë humbur vendet e tyre të punës”, ka pohuar ish ministrja Bajrami, tani deputete e LDK-së, në emisionin për ekonomi EURO n’7.

Sipas saj, në mosrealizimin e projekteve kapitale ka ndikuar edhe inflacioni, sikurse dhe mungesa e bordit të OSHP-së ku janë bllokuar qindra kontrata për projekte kapitale.

Së fundi qeveria ka propozuar dhe më pas ka kaluar në Kuvendin e Kosovës edhe Ligjin për Kontratatë Publike. Sipas deputetës Bajrami, ky ligj nuk do të ketë asnjë efekt në realizimin e investimeve kapitale të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme