Mbledhja e parë e Komitetit koordinues për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, për Prishtinën dhe tre komuna

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme , në objektin e Impiantit të Trajtimit të Ujit në Shkabaj u mbajt takimi i parë i Komitetit koordinues për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të lartë të Institucioneve vendore dhe ndërkombëtare : kryeshefi ekzekutiv i KRU ” Prishtina ” Sokol Xhafa me zyrtarët e lartë të ndërrmarrjes, znj. Florence Dobelle kryesuese për shërbime ekonomike për rajonin e Ballkanit dhe Danubit, Luigi Brusa përfaqësues i lartë i BE-së, Rene Eschemann përfaqësues nga KFW / Banka Gjermane për Zhvillim me zyrë në Republikën e Kosovës, përfaqësues nga konsulenca për implelementim ANTEA / BRLi / INFRATEK, Sazan Ibrahimi kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përfaqësues të lartë nga komuna e Obiliqit dhe Graçanicës, drejtoresha e ARRU-së znj. Hajrije Morina, Sekretariati i Këshillit Ndërministror të Ujërave, Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, etj.

Në këtë takim është diskutuar dhe prezantuar me informacione të përgjithshme përmbajtja dhe komponentet e projektit, qëllimi dhe roli i komitetit drejtues si dhe koordinimi mes donatorëve dhe palëve të interesit për mbeshtetje të këtij projekti gjigant.

Po ashtu, ata falënderuan menaxhmentin e lartë të KRU ”Prishtina” duke ritheksuar përkushtimin dhe angazhimin e kryeshefit ekzekutiv Xhafa për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të gjitha rezultatet e arritura deri në këtë fazë të projektit.

Ky projekt do të ndahet në dy komponente, ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të ujërave të ndotura për Prishtinën, Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Graçanicën, si dhe komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe kolektorëve.

Vlera e këtij projekti për Impiantin planifikohet 86 Milion euro dhe mbi 60 Milion euro komponentë e rrjetit të kolektorëve të ujerave te zeza.

Të ngjashme