Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë, Berisha: Të miratohet rezoluta për gjenocidin serb dhe Rama të kërkojë falje për sanksionet

Prishtinë | 19 Dhj 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë për Sali Berishën nuk mund të zhvillohet pa u miratuar rezoluta e rrëzuar për gjenocidin serb në Kosovë dha pa kërkuar falje për sanksionet që sipas tij Kryeministri Edi Rama i vuri Kosovës. Në të kundërt sipas tij kjo do të ishte një hipokrizi kombëtare.

“Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë një akt i pranueshëm kombëtar”, tha Berisha.

“Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”.Syri.net

Të ngjashme