Kosova dhe Maqedonia Veriore do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive në janar të vitit të ardhshëm. Ky dakordim ka ardhur pat takimit të dy zëvendëskryeministrave Albulena Balaj-Halimaj dhe Artan Grubit, raporton Ekonomia Online.
Balaj në konferencë të përbashkët me Grubin tha se në mbledhjen e përbashkët do të nënshkruhen një varg marrëveshjesh në fusha të ndryshme.
“Sot në takim me Grubin kanë diskutuar shumë tema që ndërlidhin vendet tona dhe si ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Si ide ka qenë edhe për tu mbajtur një mbledhje e dy qeverive ku përsipër kemi marrë që ta realizojmë edhe këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshjeve të ndryshme në fusha të ndryshme”.
“Kemi diskutuar edhe marrëveshjet e mundshme që kanë diskutuar kryeministrat siç ka qenë e pikës kufitare. Po ashtu diskutuam për rrugën Prizrenit të cilët do ta realizojmë sa më shpejt. Poashtu kemi diskutuar për Brezovicën. Poashtu edhe marrëveshjet në fushën e arsimit. Muajin janar ose mesi i muajit janar do të jetë i mundshëm për këtë mbledhje të përbashkët”.
Ndërsa zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë Veriore Artan Grubi theksoi se në këtë takim diskuan rreth gatishmërisë që të dy qeveritë të mbajmë mbledhjen e përbashkët.
“Kemi shumë çështje dhe marrëveshjes për të nënshkruar. Që nga qershori janë përgatitur kogja marrëveshje por kishte zgjedhje dhe kohë pandemie. Kurse tash do të jemi të gatshëm brenda javëve në vijim të mbahet kjo mbledhje. Kemi vendosur që të nisim procedurën publiko privat për rrjetin terciar. Diskutuam edhe autostradën Shkup-Bllacë”.
“Dhe kemi filluar t’i qasemi kësaj rruge. Punimet kanë filluar me çmim 14 milion euro dhe shpresojmë të përfundojë vitin e ardhshëm. Të kalojmë pa kufi midis dy vendeve tona. Një çështje tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi në sferën e turizmit”, tha ai, raporton EO.
Grubi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për Gjykatën Speciale, tha se ata që sakrifikuan jetën e tyre për këtë ditë duhet të mbështeten tash.
“Këto burra që janë në Hagë ishin të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre për Kosovën dhe na duhet t’i mbështetim tash ata. Unë kam punuar në Hagë në lëndët me Ushtrinë Çlirimtare kombëtare dhe luftës në Kosovës dhe kam punuar si përkthyes”.
Balaj theksoi se i përket marrëveshje me Shqipërinë ato janë duke u zbatuar, raporton EO.
“Unë kam kërkuar që të mos nënshkruhet marrëveshje që ka pengesa. Këto marrëveshje nuk do të kenë pengesa dhe kanë filluar të zbatohen. Sa i përket këtyre marrëveshje me Maqedoninë do të kemi të njëjtën kërkesë nga ministrat që të mos ketë marrëveshje që mund të pengohen”.