Mbledhje e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 09:04 | Nga

Qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të martën, më 3 korrik, në Shkodër, është bërë e ditur nga Qeveria në Podgoricë.

Sipas komunikatës, mbledhja e përbashkët është konfirmim i marrëdhënieve miqësore të të dyja vendeve, lidhjeve të forta mes popullit malazias dhe atij shqiptar, si dhe mundësi për hapjen e një dialogu rreth temave të shumta me interes të përbashkët, shkruan “Koha Ditore”.

Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Malit të Zi thuhet se kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë malaziase me një qeveri të një vendi tjetër.

Pas përfundimit të mbledhjes në Shkodër, do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët e dy qeverive, marrëveshja për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në situatat emergjente, si dhe marrëveshja për hapjen e një kalimi të përbashkët kufitar për trafik ndërkombëtar në Zogaj.

Po ashtu, do të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e operacioneve tejkufitare në kuadër të misionit për mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Të ngjashme